Java e parafundit e edicionit, ajo e 35-ta vazhdon në fundjavën e ardhshme në Superligën e Kosovës në futboll.
Vëmendja kryesore do të jetë në takimet e skuadrave që po luftojnë me “mish dhe shpirt” për t’iu shmangur zonës që dërgon në barazh.
Dukagjinin e pret sfidë jo edhe e lehtë në Klinë, ngase luan me Llapin e Tahir Batatinës.
Malisheva në anën tjetër udhëton te Gjilani, Drenica e pret Ballkanin në Skenderaj.
Në program është edhe derbi mes rivalëve të vjetër të futbollit të Kosovës mes Prishtinës dhe Dritës.
Çiftet e plota:
Prishtina – Drita
Drenica – Ballkani
Gjilani – Malisheva
Ulpiana – Feronikeli
Dukagjini – Llapi.