Ambasadori i Rusisë në Serbi, Botsan Kharchenko ka thënë se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin e Federatës Ruse ndaj çështjes së Kosovës.
“Ne nuk e njohim Kosovën dhe mbështesim në mënyrë më aktive Beogradin në forumet ndërkombëtare, veçanërisht në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Gjithçka në lidhje me ndryshimin e pretenduar në pozicionin e Rusisë u shpik me qëllim të prishjes së marrëdhënieve Moskë-Beograd dhe dhe që Serbia t’i përmbahet masave anti-ruse”, tha i dërguari i Moskës në Beograd.
Kharchenko mes tjerash ka deklaruar se presioni ndaj Serbisë rreth çështjes së Rusisë është i pabesueshëm, raporton B92.
Siç tha ai bëhet fjalë, për “presione brutale, konkretisht për kthimin e duarve dhe përpjekje për të mbytur vendin dhe vullnetin e tij, duke shpërfillur plotësisht interesat e tij”.
“Ne e kuptojmë shumë presionin e jashtëzakonshëm të Perëndimit ndaj Beogradit dhe situatën e vështirë në të cilën ndodhet Serbia. Dhe, natyrisht, ne e vlerësojmë shumë linjën parimore që mban në mosnjohjen dhe mospranimin e sanksioneve antiruse”, diplomati rus