Vendoset busti i Anton Çetës në Klinë

Vendoset busti i Anton Çetës në Klinë

Për nderë të 31 vjetorit të Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë, në qendër të qytetit të Klinës është̈ bërë zbulimi i bustit të atdhetarit e pajtimtarit, profesor Anton Çetës.

Këtë e ka bërë të ditur sot kryetari i komunës, Zenun Elezaj, i cili ka shkruar se komuna e Klinës e ka bërë një organizim të tillë në bashkëpunim me Asociacionin Forumi i Intelektualëve ”Luigj Gurakuqi” dhe Këshillin e Donatorëve nga Diaspora- Zvicër.

”Në ketë̈ kohë, kur pushtuesi serb kishte filluar marrjen e masave represive, atdhetarët shqiptarë filluan ngritjen e vetëdijes kombëtarë. Pikërisht kur pushtuesi synonte të na përçante e të na sundonte, Anton Çeta e atdhetarët tjerë̈, filluan misionin jetësor, pajtimin e shqiptarëve, duke trasuar rrugën e bashkimit kundër armikut shekullor, lirisë̈ e pavarësisë̈ së Republikës së Kosovës. 31 vite pas kësaj ngjarje që bashkoi popullin shqiptar e dha një̈ ndihmesë jashtëzakonisht të madhe në ngjarjet e mëvonshme, Anton Çeta po na bashkon prapë në Klinë”, ka shkruar Elezaj në Facebook. Anton Çeta njihej si intelektual i ndritur, mbledhës i shquar i folklorit, shkrimtar i njohur e pajtues i palodhur të gjaqeve.

Related Articles