Dy persona janë lënduar pas shembjes së një objekti në Kaçanik, raporton Gazeta “Enigma”.
Të lënduar pas marrjes së ndihmës së parë janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Po, në ora 13:25 ka ndodh ky rast. Lëndime kanë pësua 2 persona të cilët pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore në Kaçanik të njejtit janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj , të cilët po trajtohen. Rasti është cilësuar ” Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës. Ndërsa në vendin e ngjarjes inspoktrët e punës. Rasti po hetohet!”./Gazeta Enigma/