Portieri i Dukagjinit, Altik Muhaxhiri është zgjedhur lojtari më i mirë i xhiros së 34-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se portieri i Dukagjinit është zgjedhur si lojtari më i mirë pas paraqitjes fantastike në xhiron e 34-të ndaj Dritës.
Muhaxhiri ishte më meritori që Dukagjini nuk u mposht nga Drita, pasi arriti ta pres penalltinë e sulmuesit Marko Simonovskit. /GAZETA ENIGMA/