Një person ka vdekur si pasojë e plagëve që i kishte marrë nga arma e zjarrit, në vendin e quajtur “Fusha e Pajtimit” përballë varrezave të qytetit në Kaçanik, sot rreth orës 14:00.
Po ashtu, edhe një tjetër qytetar në atë vend ka mbetur i lënduar.
Këtë për Gazetën Enigma e bëri të ditur zëdhënësi për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj, Kanun Veseli.
“Policia e kishte marrë informacionin se dy persona kishin marrë plagë nga arma e zjarrit. Mjeku prezent në vendin e ngjarjes e ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Ndërsa, personi tjetër i lënduar është transportuar për ndihmë mjekësore në Ferizaj, dhe më pas në Prishtinë”, ka thënë Veseli.
Tutje, ai ka shtuar se policia është në vendin e ngjarje, po e heton zbardhjen e këtij rasti dhe është në kërkim të personave të dyshuar.