Nga sot kanë filluar gërmimet e mbetjeve mortore të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, në lokacionin e shënjuar në afërsi të Minierës në Shtaval, afër Sijenicës, në territorin e Serbisë, shkruan GazetaEnigma.
Lajmi u bë i ditur nga Zyra e Kryeministrit, pas një komunikate për media.
“Delegacioni i Republikës së Kosovës, ka kërkuar në vazhdimësi nga përfaqësuesit e institucioneve të Serbisë, që të ndajnë çdo informatë që mund të kenë në arkivat e tyre, por edhe informatat e siguruara ndërkohë për këtë lokacion, duke theksuar se familjet vazhdojnë të jetojnë me dhimbjen dhe ankthin e pritjes për të ditur fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre të zhdukur dhunshëm gjatë luftës”, thuhet në njoftim.
Gëmimet filluan pas sigurimit të disa imazheve satelitore nga Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, të cilat në ditët në vijim do të analizohen nga ekspertët, me qëllim të saktësimit të lokacionit të mundshëm të varrezës masive/ GazetaEnigma