Presidentja Osmani sot në kuadër të takimit të liderëve të konferencës së Sigurisë së Munihut, i cili po mbahet në Uashington, ka folur për rëndësinë strategjike të bashkëpunimit transatlantik për garantimin e sigurisë energjetike.
Në ballafaqim me një prej krizave më serioze të kohës sonë, dilema kryesore mbetet se si mund të gjejmë zgjidhje të shpejta për krizën aktuale duke mos i rrezikuar qëllimet e tranzicionit energjetik e duke garantuar çmime të përballueshme për qytetarët, ka shkruar ajo në Facebook.
Në këtë drejtim, ka shtuar presidentja Osmani, aleancat dhe partneriteti i ndërtuar mbi vlera të njëjta e qëllime të përbashkëta do të jenë vendimtare për të ardhmen energjetike të qëndrueshme, të përballueshme dhe gjithëpërfshirëse.