Një 24 vjeçar shqiptar ishte arrestuar në Britani të Madhe më 7 maj.
Ai ishte kapur me një sasi të drogës që kapte vlerën e 1.5 milion eurove.
Klevist Shehaj, u përball me akuzën e trafikimit të kanabisit dhe kokainës.
Siç raporton Abcnews.al policia ra në gjurmë të tij pas një hetimi të gjatë.
Shqiptari mësohet se u kap me 39 mijë e 750 euro të fshehura në makinën e tij.
Më pas gjatë një kontrolli atij iu gjetën një sasi kanabisi me vlerë prej mbi 1 milionë eurosh dhe kokainë në vlerë prej 420 mijë eurosh.
Atij nuk iu pranua lirimi me kusht, dhe gjyqtari vendosi ta linte në paraburgim. / Gazeta Enigma.