Vuçiq e konfirmon: Gërvalla sapo dërgoi aplikimin e Kosovës në KE, do të tregojmë se mund të luftojmë

Vuçiq e konfirmon: Gërvalla sapo dërgoi aplikimin e Kosovës në KE, do të tregojmë se mund të luftojmë

Qeveria e Kosovës ka miratuar në parim Nismën për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizatën ndërkombëtare “Këshilli i Evropës – Council of Europe” duke nisur kështu zyrtarisht procedurat për aplikim në këtë Këshill.

Pas lajmit për nisjen e procedurave për aplikim në KE, ka reaguar presidenti serb Aleksandar Vuçiqi, i cili th se Prishtina ka shkelur një marrëveshje tjetër – marrëveshjen e Uashingtonit, transmeton Reporteri.net.

“Nuk na takon ne të sillemi me urrejtje, por të japim një përgjigje të fortë dhe në përputhje me rrethanat kam caktuar një seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare”, tha ai.

Ai shtoi se Serbia do të tregojë në ditët në vijim “se mund të luftojë”.

“Ne do të bëjmë maksimumin për të treguar se mund të luftojmë, për të mbrojtur vendin tonë. Mentorët e Prishtinës janë shumë më të fortë, kjo lojë udhëhiqet nga vendet kryesore perëndimore dhe ne jemi një vend i vogël liberal që ruan sovranitetin e tij dhe të drejtën për të vendosur”, tha ai.

Siç tha ai, Prishtina ka 67 deri në 70 për qind të mbështetjes në Këshillin e Evropës, nëse do të votonin për anëtarësim. / Gazeta Enigma.

Related Articles