Rohde për aplikimin e Kosovës në KE: Mezi presim ta shohim në Këshill të Evropës

Rohde për aplikimin e Kosovës në KE: Mezi presim ta shohim në Këshill të Evropës

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka shprehur mbështetjen e Gjermanisë për procesin dhe anëtrësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Rohde në një postim në Twitter shkruan se mezi presin ta shohin Kosovën si pjesë të Këshillës të Evropës.

“Mezi presim ta shohim Kosovën si pjesë të Këshillit të Evropës, familje që punojnë së bashku për të promovuar të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit. Kosova i takon Këshillit të Evropës. Gjitha të mirat për në procesin e aplikimit për anëtarësim”, shkruan Rohde.

Ndryshe, edhe Grupi parlamentar më i madh opozitar në Gjermani, CDU/CSU, ka kërkuar nga qeveria gjermane mbështetje aktive për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Related Articles