Gërvalla: Serbinë do ta padisim për gjenocid

Gërvalla: Serbinë do ta padisim për gjenocid

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në një intervistë për Al Jazeera, foli rreth dialogut Kosovë – Serbi, ku u shpreh se përparim në këtë dialog është i mundur vetëm me njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, përcjellë GazetaEnigma.

Gjithashtu Gërvalla theksoi se Prishtina do ta padis Serbinë për gjenocid, sapo të kryhen të gjitha përgaditjet lidhur me këtë çështje.

“Kosova duhet ta njohë Serbinë dhe Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur. Vetëm kur të pajtohemi dakord për këtë, ne mund t’i zgjidhim të gjitha çështjet e tjera në mënyrë dypalëshe,” tha Gërvalla, për Al Jazeera, transmeton GazetaEnigma.

“Ne duhet të bëjmë përparim dhe kjo është e mundur vetëm nëse i qasemi seriozisht dialogut, sepse të gjithë, madje edhe Serbia, e dinë se njohja reciproke është në qendër të tij”, shtoi Gërvalla. / GazetaEnigma

Related Articles