Zyrtare: Ardian Nuhiu vazhdon kontratën me Dritën

Zyrtare: Ardian Nuhiu vazhdon kontratën me Dritën

Trajneri shkupjan, Ardian Nuhiu ka vazhduar kontratën me Dritën edhe për tri vite të tjera ka njoftuar skuadra e Dritës.

Drita ka shkruar se janë të kënaqur me punën e Nuhiut prej ardhjes së tij te klubi gjilanas duke e shpërblyer me kontratë të re.

Kujtojmë që në këtë sezon Drita do të luajë në finale të Kupës së Kosovës me Llapin, kurse në Superligë pozicionohet në vendin e tretë.

Nuhiu iu bashkua Dritës më 17 shtator të vitit 2018-të, shkruan Gazeta Enigma.

Related Articles