Një burrë ka sulmuar fizikisht gruan e tij në Malishevë, për shkak të një mosmarrëveshje, shkruan Gazeta Enigma.
Pasi janë intervistuar, burri është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa gruaja është dërguar te prindërit e saj.
“Me 13.05.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, viktima është dërguar te prindërit e saj ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./GAZETA ENIGMA/