Një ngjarje e madhe po vjen nw Kosovë! Kupa e Botës, trofeu origjinal që e kanë ngritur vetëm kampionët po vjen për herë të parë në Kosovë.
Federata e Futbollit të Kosovës do të jetë aty, por shumë lehtë mund të jetë secili dashamir i futbollit, ngaqë kjo ngjarje do të jetë atraksion i veçantë.
Kjo nuk është e tëra, në Kosovë do të zbarkojë edhe legjenda e Brazilit dhe Arsenalit, Gilberto Silva.
Të gjithë pasionantët e futbollit që kanë ëndërruar të shohin këtë trofe, do të kenë mundësinë unike ta shohin atë në realitet më 20 maj, në hotel “Emerald” në Prishtinë.