Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kthyer në Kosovë, pas vizitave të njëpasnjëshme që i pati në shtete të botës.
Ajo i ka publikuar dy story në Instagram, bashkë me familjen e saj, dy vajzat dhe bashkëshortin, Prindon Sadriu, derisa janë duke qëndruar në Gjilan, vendlindjen e zotëriut të parë.