Malisheva të dielën shënoi fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Gjilanit me shifra 3-4, ndeshje e cila u luajt në kuadër të xhiros së 35-të në Superligë.
Emocionet ishin të mëdha te skuadra e Malisheves, ashtu edhe te tifozët e kësaj skuadra që udhëtuan për ta përkrahur skuadrën e tyre.
Pas përfundimit të ndeshjes, njërit prej tifozëve të Malishevës iu kishte përkeqësuar gjendja, shkruan Gazeta Enigma.
Gazeta Enigma merr vesh se stafi mjekësor i Gjilanit në krye me Arben Bislimin, fizioterapeutet Fisnik Zubakun dhe Genc Rexhepin dhe mjekët e Malishevës Ali Bytyqi dhe Astrit Hoti ia shpëtuan jetën tifozit Afrim Dobruna.
Tifozëria zyrtare e “Malishevës” “Tornado” ka falënderuar mjekët e Gjilanit dhe Malishevës për intervenimin e shpejtë që e kanë bërë dje duke ia shpëtuar jetën tifozit, Afrim Dobrunës.