Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është duke qëndruar në SHBA për vizitë zyrtare, shkruan Gazeta Enigma.
Kryeministri Kurti nga SHBA-ja ka folur për mbledhjen e qeverisë që u mbajt të hënën, ku janë vendosur sanksione ekonomike për Rusinë dhe Bjellorusinë.
Nga atje, Kurti ka folur për mbledhjen e qeverisë që u mbajt të hënën, ku aty janë vendosur sanksione ekonomike për Rusinë dhe Bjellorusinë.
“Republika jonë është ndër të parat që është rreshtuar me botën demokratike në vendosjen e sanksioneve ekonomike dhe financiare ndaj Federatës Ruse, pas invazionit dhe agresionit ushtarak në Ukrainë. Andaj, në raport me situatën atje, e në përputhje me paketën e sanksioneve të ndërmarra nga BE dhe ShBA, vendosëm sanksione shtesë ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë. Vendosëm masa kufizuese edhe ndaj Grupit Wagner – një entitet ushtarak privat i painkorporuar, me bazë në Rusi”-tha Kurti.
Ai theksoi se janë vendosur edhe masa restriktive për terrorizëm disa organizatave.
“Me qëllim të mbrojtjes së paqes, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, vendosëm masa restriktive për terrorizëm ndaj ISIL (Da’esh), Al-Qaeda dhe personave fizikë dhe juridikë, subjekteve ose strukturave tjera të lidhura me to”- theksoi ai.
In our 78th cabinet meeting, in alignment with our partners and allies, the EU & U.S., we extended the scope of sanctions against Russia and Russia's affiliated group, Wagner Group – as well as against ISIL and Al-Qaeda. By standing by our values, we stand by our partners. pic.twitter.com/LDdlakJXFC— Albin Kurti (@albinkurti) May 17, 2022