Nuk kanë munguar incidentet ndërmjet tifozerive në prag të sfidës finale në Ligën e Evropës.
Qyteti i Sevillës që pret finalen e këtij edicioni midis Frankfurtit dhe Rangers është parballur me incidente dhe përleshje mes tifozerive përkatëse.
Një natë para finales, tifozët e Eintracht Frankfurtit kanë provokuar tifozët skocezë të mbledhur në një nga rrugët e qytetit spanjoll, duke hedhur në drejtim të tyre fishekzjarre.
Policia e cila qëndronte afër tifozëve të Rangers ka intervenuar duke mos lejuar ndonjë ekses më të madh.
Përleshjet nuk kanë munguar në pjesë të tjera të qytetit andaluzian
Ndeshja nis në ora 21:00 derisa pritet një atmosferë e zjarrtë nga dy tifozërit e mrekulleshme, ata të Frankfurtit dhe të Rangersit.