Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, nuk arriti të kualifikohet në finale të Kampionatit Botëror “Stamboll 2022”.
Sadiku në gjysmëfinale të kategorisë deri në 60 kilogramë u mposht nga boksierja amerikane, Shakiyla Rashida Ellis, me rezultat 5:0, boksiere që ishte medaliste e bronztë e botës e vitit 2019.
Megjithatë, kjo është një arritje e madhe e Donjetës, e cila u rendit ndër katër boksieret më të mira të Kampionatit Botëror në këtë kategori.
Pra, Sadiku do të fitojë medaljen e bronztë nga ky kampionat, e cila deri më tani ka arritur tri fitore.