Presidentja Vjosa Osmani, së fundmi ka zhvilluar një takim me delegacionin nga Komisioni i Venecias, shkruan GazetaEnigma.
Në këtë takim presidentja Osmani ka folur për nevojën e procesit të vetingut në sistemin e drejtësisë të Republikës se Kosovës, me ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore.
“Presidentja Osmani theksoi se një proces i mirëfilltë dhe profesional i vetingut është jetik për ta forcuar sundimin e ligjit, si dhe për të garantuar integritetin, efikasitetin dhe profesionalizmin e sistemit të drejtësisë. Si i tillë, procesi i vetingut ka për synim forcimin e cilësisë së sistemit të drejtësisë, i cili ndikon drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. / GazetaEnigma