Avokati i Hashim Thaçit në Gjykatë Speciale, Gregory Keohe, ka vazhduar me kritika ndaj Speciales për vonesën e Prokurorisë në nxjerrjen e materialeve, e sipas tij kjo po e vonon të gjithë procesin.
Keohe ka thënë se Prokuroria ka dështuar që t’i bëjë gjërat në momentin e duhur ashtu siç e ka obligim, shkruan Gazeta Enigma.
Ai ka thënë se ka vite që avokatët po presin materialet që do duhej të nxjerreshin shumë më herët.
“Ata kanë dështuar për t’i bërë gjërat në momentin e duhur. Kolegët e mij janë të interesuar që kjo çështje të ecë me shpejtësinë e duhur për të kaluar në gjykim. Ka vite dhe ne po vazhdojmë të presim materialet e rregullës 103. Ka shënime të takimeve që ka bërë ZPS-ja në 2016 dhe 2017 dhe kjo nuk është nxjerrje e menjëhershme. Kur ju dhatë urdhër për nxjerrjen e materialeve, nuk e kishit fjalën për vite me radhë”, tha ai.
“Nuk ka asnjë pretekst për ZPS-në, dhe kjo është arsyeja pse ne kemi kërkuar që të vijë një mbikëqyrës i pavarur që të vijë për të analizuar këto materiale. Janë klientët tanë që i vuajnë këto vonesa. Ju kujtojmë që këtu bëhet fjalë për nxjerrjen e menjëhershme siç keni thënë shumë herë në urdhërat tuaja”, tha ai. Keohe tha se duhet analizuar edhe bashkëpunimi i Prokurorisë së Speciales