Ka përfunduar ndeshja e barazhit mes Lirisë së Prizrenit dhe Vushtrrisë.
Klubi Futbollistik “Vushtrria” ka arritur të triumfoj përmes penalltive me rezultatin 5-3, raporton Gazeta Enigma.
Kujtojmë që ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1. Golashënuesit ishin Liridon Fetahaj për Lirinë, kurse për Vushtrrinë shënoi Labinot Osmani.
Vushtrria do të luaj edhe ndeshjen finale të barazhit kundër vendit të 8-të në Superligën e Kosovës.
/Gazeta Enigma/