Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë një fjalimi në mbrëmjes së të shtunës se “situata në Donbas është jashtëzakonisht e vështirë”, pasi ushtria ruse ka përshkallëzuar sulmet në Slovyansk dhe Severodonetsk gjatë ditëve të fundit.
“Forcat e Armatosura të Ukrainës po e pengojnë këtë ofensivë. Çdo ditë që mbrojtësit tanë heqin dorë nga këto plane sulmuese të Rusisë, duke i prishur ato, është një kontribut konkret në afrimin e ditës kryesore”, tha Zelensky.
“Asnjë sulm rus; as me raketa në rajonin Rivne, as me artileri në rajonin e Kharkiv apo Sumy, as nga të gjitha armët e mundshme në Donbas, nuk do t’i japin Rusisë ndonjë rezultat”, shtoi ai, raporton CNN.