Liverpool – Wolves dhe Man City – Aston Villa, këto janë rezultatet pas pjesës së parë

Liverpool – Wolves dhe Man City – Aston Villa, këto janë rezultatet pas pjesës së parë

Kanë përfunduar pjesët e para në dy sfidat vendimtare për titull të kampionit në Premierligë.

Manchester City është disavantazh 0:1 në takimin kundër Aston Villës në “Etihad Stadium”.

Cash ndëshkoi “Qytetarët” në minutën e 37-të me kokë duke heshtur për një moment tifozët e Cityt.

Liverpooli në anën tjetër ka shkuar në dhomat e zhveshjes me rezultat të barabartë 1:1 kundër Wolves.

Mysafirët ishin të parët që kaluan në avantazh 0:1 në minutën e tretë me golin e Netos.

Megjithatë, 21 minuta më vonë, shifrat i barazoi Mane nga afërsia.

Në rast se ndeshjet mbyllen me këto rezultate, atëherë Manchester City me pikë të njëjta do të shpallet kampion i Anglisë.

Related Articles