Po luante me bashkëmoshatarët kur ra nga ura në lumë – Detajet e policisë për vdekjen e 6 vjeçarit në Dragash

Po luante me bashkëmoshatarët kur ra nga ura në lumë – Detajet e policisë për vdekjen e 6 vjeçarit në Dragash

Një fëmijë i moshës 6 vjeç ka humbur jetën dje në Dragash si pasojë e rënies në lumë nga një urë.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje të reja.

Policia ka bërë të ditur se fëmija ishte dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash pa shenja jete.

“Dyshohet se fëmiu derisa kishte qenë duke luajtur me disa bashkëmoshatarë nga një urë kishte rënë në lumin e fshatit dhe si pasoj ka ndërruar jetë. Vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku në QKMF Dragash”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Related Articles