Një aksident trafiku ka ndodhur në Prishtinë, me çrast janë lënduar katër persona
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur për shkak të një automjeti i cili duke mos përshtatur shpejtësinë, ai në aksident i kishte përfshirë edhe dy vetura të tjerë.
Ndër to edhe një veturë e policisë që ishte e parkuar dhe në ishte një zyrtarë policorë.
“ Udhëkryqi i rrugëve Agim Ramadani dhe Eqrem Qabej, Prishtinë. 22.05.2022 – 03:42. Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime ku të përfshira kanë qenë tri automjete. Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur pasi që i dyshuari mashkull kosovar duke mos përshtatur shpejtësinë e automjetit ka goditur veturën tjetër civile dhe veturën e policisë e cila ka qenë e parkuar dhe në të kanë qenë zyrtarët policor”, njofton policia.
Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar katër persona, të cilët janë dërguar në Emergjencën e QKUK-së për trajtim mjekësor.
“Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar njëri shofer i automjetit civil, një pasagjer dhe dy zyrtarët policor. Të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e QKUK-së për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”.