VIDEO – Si festoj si i “çmendur” Guardiola pasi City u shpall kampion

VIDEO – Si festoj si i “çmendur” Guardiola pasi City u shpall kampion

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, përjetoi emocione të çmendura gjatë ditës së djeshme, kur ekipi i tij u shpall kampion i Anglisë.



Manchester City ishte duke humbur me rezultat 0:2 ndaj Aston Villa-s në ndeshjen e fundit, ku vetëm fitorja ia garantonte shpalljen kampion.

Por, brenda një periudhe kohore prej pesë minutash, nga minuta e 76-të deri në të 81-tën, City përmbysi epërsinë, duke fituar ndeshjen me shifrat 3:2, ku më pas u shpallën kampionë.

Vërshëllima finale e Michael Oliviere bëri që në “Etihad’ të nisë festa, teksa shumë tifozë zbritën në fushë për të festuar e bërë foto me futbollistët, ashtu siç ka ndodhur në thuajse të gjithë ligat gjatë fundit të këtij sezoni.

Guardiola ishte i tëri i kapluar nga emocionet, ku nuk mundi t’i ndalte dot lotët. Më pas në dhomat e zhveshjes, spanjolli përjetoi një festë të “çmendur”.

Të gjithë lojtarët e rrethuar e prisnin trajnerin e tyre, derisa ai erdhi në një mënyrë të veçantë, i zhveshur duke rrëshqitur në dyshemenë e lagur me shampanjë.

Kujtojmë që ky ishte titulli i gjashtë kampion në Premier League për Manchester City-n, derisa tre prej tyre janë fituar me Guardiola-n në krye.

Related Articles