Andi Zeqiri do të rikthehet në Angli pas huazimit një vjeçar në elitën e futbollit gjerman, Bundesliga ku luajti për Augsburgun.
Sulmuesi nga Kosova me pasaportë të Zvicrës zhvilloi 23 ndeshje me fanellën e klubit gjerman ku shënoi dy gola e asistoi në dy të tjerë.
Megjithatë huazimi i tij ka qenë i thjeshtë pa pasur të drejtën Augsburgu ta blej kartonin e reprezentuesit zviceran.
Brighton vështirë se do ta ndalë në radhët e veta Zeqirin dhe synon ta huazojë në futbollin anglez për të fituar edhe më shumë përvojë.
Wales Online ka raportuar se trajneri i Cardiff City, Steve Morison e pëlqen shumë sulmuesin ferizajas dhe ka kërkuar afrimin e tij në skuadër.
Cardiff City është skuadër uellsiane që bën gara në Championship dhe ka kërkuar informacione te Brighton për lojtarin ofensivë.
Nga ana tjetër Brighton synon ta huazojë lojtarin në Angli dhe së bashku me agjentin e Zeqirit po shqyrtojnë ofertat para se të marrin vendimin për të ardhmen e 22-vjeçarit.