Finalja e madhe e garës më të re evropiane për klube Europa Conference League mbahet në Shqipëri.
Tirana do jetë nikoqirja e finales së parë të kësaj gare, aty ku do të përballen, Roma dhe Feyenoordi, në Air Albania.
Tifozët e parë italianë të Romës veçse kanë zbarkuar në kryeqytetin shqiptar për ta përkrahur ekipin e drejtuar nga Jose Mourinho.
Bëhet me dije se rreth 100 tifozë, 35 prej të cilëve ultras të Romës kanë zbarkuar të portin e Durrësit me tragetet e linjës së Barit.
Tifozët janë pritur dhe shoqëruar me autobusët e porositur nga agjencitë, ndërsa situatën e ka ndjekur nga afër edhe drejtori i policisë së qarkut Durrës Neritan Nallbati sëbashku me përfaqësues së policisë holandeze dhe italiane.