Kevin De Bruyne do të vazhdojë te Manchester City.
Ylli belg është shpallur kampion në Premier League edhe këtë sezon me skuadrën e Man City dhe ai duket se nuk mund të jetë më i lumtur.
De Bruyne ka bërë të ditur se do ta mbajë deri në fund kontratën e tij me ‘Citizens’.
“Unë kam qenë këtu për shtatë vite, i dua… kjo është skuadra ime. Kam edhe tri vite këtu, definitivisht do të qëndroj”, ka thënë De Bruyne.
“Unë nuk kam plane të tjera, do të vazhdoj këtu. Man City është skuadra ime”, shtoi ai.
De Bruyne është shpallur lojtari i vitit këtë edicion në Premier League.