Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur i tronditur nga sulmi në një shkollë fillore në Teksas, ku si pasojë 21 persona mbetën të vdekur.
Përmes një postimi në Tëitter, Kurti ka thënë se në këto kohë të vëshitra, zemrat dhe mendjet janë me familjet e viktimave dhe popullin amerikan.
“I tronditur nga brutaliteti i të shtënave në shkollë në Uvalde, Teksas, që mori jetën e fëmijëve dhe të rriturve të pafajshëm. Në këto kohë të vështira, zemrat dhe mendjet tona janë me familjet e viktimave dhe popullin amerikan. Ngushëllimet më të sinqerta nga populli i Kosovës”, ka shkruar ai.
Shocked by the brutality of the school shooting in Uvalde, Texas, which took the lives of innocent children & adults.
In these difficult times, our hearts & minds are with the families of the victims & the American people. Sincerest condolences from the people of Kosova.— Albin Kurti (@albinkurti) May 25, 2022