Ish-diplomati britanik: “Non-paper” nuk do të zbatohet, Serbia do t’a njohë Kosovën

Ish-diplomati britanik: “Non-paper” nuk do të zbatohet, Serbia do t’a njohë Kosovën

Ish-diplomati bitanik në Bosnje e Hercegovinë, Timothy Less, tha se boshnjakët nuk mund ta mbrojnë Bosnjën, Serbia do ta njohë Kosovën për Republikën Serbe.

Ai shprehet i bindur se dokumenti i ashtuquajtur “non-paper” nuk do të zbatohet.

“Sllovenët kanë interes për Ballkanin, ata e kuptojnë strukturën mendore ballkanike. Evropa duhet ta marrë iniciativën. Ata vendosën të fillojnë mekanizmin përmes “non-paper”. “Non-paper” nuk do të zbatohet derisa Biden është në pushtet. Sllovenët po testojnë reagimin ndërkombëtar me këtë letër”, theksoi Less.

Sipas tij tensionet do të mbesin derisa të ndryshohen kufijtë, ndërsa shtoi se nuk parashikon luftë.

“Nëse ka dhunë, ajo do të vijë nga boshnjakët që mbrojnë BeH. Lloji i vetëm i konfliktit në të cilin ata mund të çojnë është një përsëritje e konfliktit të vitit 99 në Kosovë.Nëse Republika Serbe shkëputet, BeH do të gjendej në situatën që Serbia e ka me Kosovën”, ka thënë Less në një intervistë në televizionin “Face

Ai foli edhe për  “Shqipërinë e Madhe”, duke theksuar se nuk e mbështet asgjë të madhe, koncepti i shteteve të mëdha është të formojnë bashkësi të shpërndara”.

“Ajo që unë shoh në të ardhmen janë shtetet komb pasi ato ekzistojnë kudo, kjo është ajo që dëshirojnë vërtet njerëzit në Republika Serbe. Derisa të plotësohen këto dëshira, rajoni do të jetë i tensionuar dhe i paralizuar”.

“Bashkimi i Serbisë dhe Republika Serbe do të ishte një lloj marrëveshje midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara, ku Washingtoni do ta tregonte çmimin. Serbia do të pranonte humbjen e Kosovës, nëse në këmbim të saj fiton Republika Serbe, ky është një plan afatgjatë”, tha Less.

Related Articles