Gjelbrim Jasiqi, 33 -vjeçar nga Kosova ka vdekur në një aksident në Zvicër, shkruan Gazeta Enigma.
Jasiqi ishte i martuar duke lënë gruan dhe djalin 1-vjeçar. Po ashtu familjarët e tij kanë bërë të ditur se ka lënë pas babanë, nënen dhe dy motrat e tij.
“Pas një aksidenti në Zvicër humbi jetën nipi im – djali i motrës – Gjelbrim Jasiqi në moshën 33-vjeçare. Ai la pas babën, nanë, nusen me djalin 1 vjeçar dhe dy motrat e tij. Do mbetet në kujtim gjithë jetën si djalë me zemër dhe shpirt të bardhë. Zoti të dërgoftë në xhehnet, ishe dhe do mbetesh pika ime e dobët në familjen që na rrethon”, ka shkruar Jeton Krasniqi, një nga familjarët e 33-vjeçarit.
Bashkë me të në veturë ishte pasagjeri 24 vjeçar që ka mbetur me lëndime, por është jashtë rrezikut për jetë./GAZETA ENIGMA/