Arrestohet një person në Gjilan: Sulmoi fizikisht gjyshin e tij

Arrestohet një person në Gjilan: Sulmoi fizikisht gjyshin e tij

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person në Gjilan.

I njëjti pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht gjyshin e tij duke e goditur me kokë në fytyrë.

“Gjilan, 26.05.2022 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar-gjyshin e tij, duke u goditur me kokë në fytyrë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjilan, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje” thuhet në raport.

Related Articles