Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për mediat pas vizitës që kishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
I pyetur për vizitën e tij të gjatë, Kurti ka thënë se është diçka që e ka paralajmëruar shumë më parë. Kurti po ashtu ka komentuar edhe kritikat se nuk është pritur në Shtëpi të Bardhë me asnjë zyrtarë të lartë amerikan.
Kryeministri ka thënë se ka qenë në Shtëpinë e Bardhë në takimin me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jake Sullivan.
“Që do të qëndroj gjatë e kam paralajmëruar më kohë përveç atyre që nuk i ndjekin zhvillimet politike. Unë kam qenë Shtëpinë e Bardhë dhe takimi ka qenë me këshilltarin për siguri kombëtare i cili është një person shumë i informuar dhe i mprehtë andaj takimi me të ishte i një rëndësie tejet të veçantë”, tha Kurti.
Kurti po ashtu ka thënë se në SHBA ka kërkuar mbështetje për anëtarësim në NATO dhe Këshill të Evropës.
Ai ka folur edhe për dialogun dialogu Kosovë-Serbi dhe ka thënë se qëndrimi është i palëkundshëm që Beogradi duhet të ndryshojë dhe dialogu duhet të rezultojë me një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve me ç’rast në qendër do të jetë njohja reciproke.