Largimi i mbrojtësit të krahut të djathtë nga Kosova, Edvin Kurulus i cili do t’i bashkohet Suedisë ka qenë temë diskutimi gjatë ditës së sotme.
Largimin e Kurtulus e konfirmoi trajneri i Kosovës, Alain Giresse që e kishte përfshirë 22-vjeçarin në listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e qershorit.
Ish-kapiteni i Kosovës, Anel Rashkaj ka reaguar duke treguar se ai para dy viteve kishte biseduar me Evdin Kurtulus duke i thënë që t’i bashkohet Kosovës.
Rashkaj thotë se sot lojtarët po i shikojnë më shumë interesat personale të karrierës./GAZETA ENIGMA/