Karate, Elhami Shabani fiton medaljen e bronztë evropiane

Karate, Elhami Shabani fiton medaljen e bronztë evropiane

Karateisti Elhami Shabani ka arritur të shtunën suksesin më të madh në karrierë. Ai ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Gaziantep të Turqisë. Shabani garoi në luftëra, në kategorinë deri 75 kilogramë. Dhe zuri vend në podium.

Për vend të tretë, karateisti kosovar e mposhti boshnjakunHamza Turulja.

Shabani e nisi më mirë luftën dhe realizoi dy herë aksione për pikë, për epërsinë 2:0. Turulja më pas mori një pikë, por pa ia dalë të barazoi.

Shabani është i vetmi karateist i Kosovës që fiton medalje në Evropianin 2022. Në Gaziantep është paraqitur një ekip i madh i karateistëve kosovarë.

Shabani ishte ndalur në raundin e tretë, por ka vazhduar rrugëtimin përmes repesazhit. Në repesazh shënoi tri fitore për të siguruar medaljen e bronztë.

Related Articles