Ilir Shaqiri bëri dasëm mbrëmë.
20 vite pas kurorëzimit me bashkëshorten e tij, Emanuelan, ata festuan dashurinë e tyre me miq dhe shokë.
Sigurisht, nuk do mungonin as ‘kllapa’ e ‘Big Brother VIP’. Të ftuar e rrjedhimisht të pranishëm ishin miqtë nga kjo aventurë si; Arjola Demiri, Ardit Çuni, Meridian Ramçaj, Valon Shehu, Sheila Haxhiraj.
Aty ishte edhe Arbana Osmani e sapokthyer nga pushimet dhe pronarja e TOP-it, Sara Hoxha. Por, në event mungoi dikush goxha i rëndësishëm (dikur) përgjatë aventurës në ‘BB VIP’.
Fjala është për Sabianin që ‘çmendej’ për Ilirin duke e konsideruar vëlla e ‘100 mijë euroshin e tij’.
Krisja e madhe për të cilën dyshohet prej javësh që kur këngëtari tha se ‘Iliri e ka shfrytëzuar’ u vulos me mosprezencën në dasëm.
Teksa festa zhvillohej, Sabiani ka postuar nga jugu i Shqipërisë në pushime bashkë me djalin.
Në festë mungonte edhe mikja e dikurshme, Monika, që krisjen me Ilirin e pati më të hershme se Sabiani, ndonëse të dy, herët apo vonë përfunduan në të njëjtin epilog.