Mbi 90 persona humbën jetën si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut në Brazil

Mbi 90 persona humbën jetën si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut në Brazil

Mbrojtja Civile e Brazilit  ka bërë të ditur se të paktën 91 persona kanë humbur jetën për shkak të shiut të dendur në Brazilin verilindor.

Kjo ministri ka bërë të ditur se banorët po përgatiten për më shumë përmbytje dhe rrëshqitje dheu, ndërkaq 26 persona të tjerë janë raportuar të zhdukur, raporton CNN.

Që nga fillimi i reshjeve të shiut, të mërkurën e kaluar, pothuajse 4 mijë banorë kanë humbur shtëpitë e tyre, ndërkaq, 14 komuna kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Ndryshe, disa zona kanë regjistruar reshje më të mëdha të shiut gjatë 24 orëve të fundit./Gazeta Enigma/

Related Articles