Egnatia ka arritur që të fitojë ndaj Korabit në finalen e madhe ku diskutohej për ekipin që do të ishte pjesë e Superiores në sezonin e ardhshëm. Korabi erdhi si fitues i Play Off në Kategorinë e Parë në këtë takim pasi mundi Tomorin dhe Apoloninë. Nga krahu tjetër Egnatia kishte zënë vendin e 8 në Superiore.
Në përballjen që u zhvillua në Rrogozhinë, ekipi i Ramadanit fitoi me shifrat 2-0. Në fillim ishte Delarge që shënoi në minutat e para pasi u la zbuluar gjatë një goditje këndi, duke e pasur të thjeshtë që të gjejë rrjetën.
Korabi po përpiqej për të barazuar dhe rastet nuk munguan, por konkretizimi në portën e Egnatias ka qenë për t’u harruar. Në minutën e 78 ishte penalltia e kthyer në gol nga Jackson që përmbylli gjithçka. Deri në minutën e 87 të takimit, gjithçka shkoi për mrekulli. Por me afrimin e fundit, nervat u shtuan tepër dhe lojtarët po kërkonin ndërhyrjet e ashpra që prisnin kartonin e kuq. Ishte vetëm çështje minutash derisa kontakti i kërkuar të kapte në këmbët e kundërshtarit dhe në të 88, gjithçka do të kthehej si në një arenë boksi mes sherrit të dy ekipeve. U kërkuan 7 minuta që të vendosej situata në kontroll, por e njëjta pamje u paraqit edhe pas mbylljes së takimit. /Sport Ekspres/