Portieri Leotrim Rexhepi është transferimi më i ri i skuadrës së Ferizajt, shkruan Gazeta Enigma.
Rexhepi do të jetë pjesë e skuadrës së Ferizajt për sezonin e ri 2022/23.
Gazeta Enigma kishte raportuar ekskluzivisht ditë më parë për këtë transferim.
Zyrtarizimi është bërë sot nga faqja zyrtare e klubit të Ferizajt në rrjetet sociale.
“Portieri ferizajas Leutrim Rexhepi i cili ishte pjesë e klubit FC Drita nga Gjilani, sot ka nënshkruar kontratën me klubin tonë. Rexhepi do të jetë gardiani i portës së klubit tonë për sezonin 2022/23”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Ferizaj u inkuadrua këtë edicion në elitën e futbollit kosovar.
Krahas Rexhepit, Ferizaj ditë më parë u përforcua edhe me Bujar Shabanin, Astrit Fazliun, ndërsa rinovoi kontratat edhe me shumë lojtarë të tjerë.
/Gazeta Enigma/