Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka”, në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre”ka thënë Ahmeti.
Tutje ka treguar se nga të shtënat nuk ka pasur persona te lënduar.
“Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre”, tha ajo