Ballkani nis përgatitjet për garat evropiane

Ballkani nis përgatitjet për garat evropiane

Kampioni i Superligës së Kosovës në futboll, Ballkani i ka dhënë fund pushimit dhe të premten ka nisur stërvitjet për garat evropiane.

Klubi nga Suhareka ka njoftuar në Facebook se ekipi tashmë ka mbajtur stërvitjen e parë pas pushimit nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja.

Ballkani si kampion i Kosovës, do të paraqitet në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve kurse kundërshtarin do ta mësojë pas dy javësh.

“Ekipi i është rikthyer fushës së blertë dhe ka nisur zyrtarisht përgatitjet për garat Evropiane. Me ndryshime të pakta , skuadra ka kryer stërvitjen nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja. Besimi në skuadër dhe klub tani është edhe më i madh si Kampionë. Të gjithë së bashku do të arrijmë gjëra të mëdha!”, thuhet në postimin e Ballkanit.

Related Articles