Sulmuesi i Dritës e ka konfirmuar largimin nga klubi gjilanas shkruan Gazeta Enigma.
Haxhimusa iu bashkua Dritës në verën e vitit 2018-të, kurse në këtë sezon nuk e ka bërë asnjë paraqitje për klubin gjilanas duke u stërvitur me juniorët e kësaj skuadre.
Sulmuesi nga Ferizaj përmes Facebookut ka bërë të ditur nga klubi i Dritës.
Ai pritet që shumë shpejtë të zyrtarizohet te skuadra e Ferizajt.
Njoftimi i plotë nga Betim Haxhimusa (pa ndërhyrje):
“Pershendetje,
Prej sezonit te ri nuk do te jem pjese e Fc Drita
Falenderoj te gjithe per bashkpunimin qe e patem gjate ketyre viteve
Falenderoj Presidentat, drejtorin ,trejnerat, ekonomin dhe gjithe lojtaret per kohet dhe sukseset qe i kaluam se bashku pergjate kohes sa isha pjese e ekipit.
Falenderoj tifozet INTELEKTUAL per perkrahjen qe ma dhane gjate kesaj kohe.
Jam i lumtur qe sa isha pjese e Fc Drites fituam tituj se bashku.
Faleminderit gjithe stafit per besimin e dhene gjate ketij rrugetimi.
Fc Drites i uroj suksese te tjera!
Me respekt Betim Haxhimusa !”.