Lulëzim Hoti, pronari i marketit në Rogovë i cili ishte cak i hajnave ka publikuar pamje teksa persona të panjohur kryen vjedhjen.
Hoti kërkoi mobilizimin e fshatit për t’u mos u lënë hapësirë dhe liri hajnave që t’ua dëmtojnë pronat.
Ai tha se arsyeja pse ka vendosur që t’i bëjë publike pamjet është që kushdo që ka mundësi t’i identifikojë ata ta njoftojnë e të ruhen nga ta.
“Ata të cilët mund t’i identifikojnë apo të paktën të kenë dyshime në persona në video si në gjeste ashtu edhe në veshte mund të më shkruani edhe në privat”, ka shkruar Hoti.
Nuk dihet dëmi i shkaktuar nga vjedhja, por në pamje shihet se personat nga marketi kanë vjedhur cigare e gjëra të tjera.