Ekipet e Superligës së Kosovës në futbollit kanë filluar të përgatitet maksimalisht për garat evropiane, por edhe për edicionin e ri i cili pritet të jetë mjaftë i nxehtë, shkruan Gazeta Enigma.
Kampioni i Kosovës, Ballkani, tashmë është duke menduar për largimet dhe prurjet tek skuadra.
Së fundmi, futbollisti i njohur Ramiz Bytyqi ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e Ballkanit.
Ai e ka falënderuar presidentin e klubit, tifozët dhe gjithë trajnerët të cilët ka punuar.
Më poshtë e gjeni postimin e tij:
Të dashur miq dhe dashamir të mi dhe të skuadrës së Ballkanit.
Nga sot nuk do jem pjesë e Ballkanit.
E falënderoj president Arsim Kabashin , tifozët Xhebrailat , falënderoj trajnerët me të cilët punova, shokët e skuadrës dhe çdo njeri që e rrethon këtë klub .
Jam krenar që për 13 vite luftova dhe mbrojta ngjyrat e qytetit tim duke dhënë gjithçka nga vetja sa herë më është dhënë mundësia .
Tani po largohem me koken lart duke realizuar ëndrrën time e të çdo qytetari te Suharekes , me fitimin e titullit kampion .
Mirupafshim Suharek Faleminderit per gjithqka .