Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur t’i sigurojë votat e duhura për mocionin e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për heqjen nga votimi të ligjit për pagën minimale.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka njoftuar se mocioni i mori vetëm 32 vota.
“Rregullorja më obligon që të vazhdoj tutje, dhe ta hedh në votim këtë pikë pasi që ndryshe është shkelje e rregullores”, ka thënë Konjufca.
Pas kësaj ka folur shefi i Grupit të deputetëve të LDK-së, duke thënë se Kuvendi nuk duhet të vazhdoj punimet tutje nëse duhet të kaloj ky mocion apo të rrëzohet.
“Sot kërkojmë me marr vendim Kuvendi, është e pamundshme që të vazhdohet seanca pa marrë vendim për këtë mocion procedural”, tha Gashi.