Erërat e forta kanë rrëzuar drunj të shumtë në lagjen Pejton të Prishtinës, nën të cilët dyshohet se kanë mbetur dy persona.
Si pasojë e kësaj ka mbetur I vdekur një 30-vjeçar, ndërsa një femër është lënduar. Kjo u konfirmua nga Policia e Kosovës për Gazetën Enigma.
Nga emergjenca thonë se e lënduara është dërguar për tretman mjekësor në emergjencë.
“Për momentin është zgjuar, mirëpo ende nuk ka përfunduar ekzaminimi. Po presim analizat”, thanë në një përgjigje nga emergjenca për Gazetën Enigma.