Ardian Cuculi është larguar pas tre vjetësh nga Drita e Gjilanit.
Mbrojtësi me shumë përvojë ka njoftuar vetë largimin nga gjilanasit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Gazeta Enigma kishte raportuar ekskluzivisht për këtë largim me 2 qershor të këtij vitit.
Cuculi në postimin e tij ka falënderuar klubin dhe tifozerinë “Intelektualët”, ndërsa ka shkruar se ka fituar shumë nga aventura e tij te “bardhekaltrit”.
Postimi i plotë nga Cuculi:
Faleminderit Fc”DRITA” @fc_dritaofficial
Faleminderit “INTELEKTUALËT”@intelektualet1998
Ju jam mirenjohes per keto 3vite duke perjetuar momente gezimi dhe me pak hidherimi se bashku!
Ndjehem i pasur sepse kam fituar shume miq dhe shoke te mire!
Ju deshiroj suksese dhe ju prift e mbara!
Te fala Cuci (ministri).
/Gazeta Enigma/